Shtatorja e Skënderbeut do vendoset në Paris

Ndoshta pak veta e dinë që në kryeqytetin francez, Paris, ndodhet një shesh me emrin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut (Place de Scanderbeg).

Por jo vetëm kaq. Këshilltari i kryeministrit Rama për çështjet e territorit dhe urbanistikës, Artan Shkreli, ka bërë të ditur se në Paris do të vendoset edhe shtatorja e Skënderbeut.

Shkreli ka zgjedhur ta vlerësojë këtë moment duke kujtuar përmes një fotoje, medaljen përkujtimore të realizuar me rastin e 10-vjetorit të sheshit “Scanderbeg”

“Meqenëse në Paris, në sheshin Scanderbeg, do vihet shtatorja e fatosit të kombit tonë, po postoj këtu medaljen (medajë) përkujtimore të realizuar në Francë me rastin e 10-vjetorit të këtij sheshi. Eleganca e punimit dhe kompozimi i pasur i medajës, me stemat arbërore dhe të protagonistëve në luftrat me otomanët, e bën këtë një vepër arti. (Scanderbegvs – Dux Epiri Alb)”, shkruan Shkreli.

SHKARKO APP