Shtëpia e modës Dior feston 70-vjetorin

Placeholder Image

Gjatë 70 viteve të fundit, emri Christian Dior është bërë legjendë për stilin dramatik, magjepsës dhe femëror. Tani shtëpia e modës franceze po shënon momentin e krijimit me një retrospektivë me 300 fustane që na kanë lënë pa frymë ndër vite. Christian Dior: Dizenjuesi i ëndrrave i pasyqroi ato në Musée des Arts Decoratifs në Paris të hënën, disa orë pasi modelet, aktorët dhe muzikantët nxituan për tu ulur në rreshtat e parë në shfaqjen e Javës së Modës së Dior Haute Couture. Ekspozita, e cila mbushi hapësirën 32.000 m² të muzeut, është ekspozita më e madhe e bërë ndonjëherë nga Dior dhe e para në Francë në 30 vjet. Kjo ekspozitë ka si qëllim që të përcjellë rrugëtimin e emrit  Dior nga themeluesi i saj, Christian Dior, i cili debutoi koleksionin e tij të parë në shkurt të vitit 1947.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?