Shteti i standardeve të dyfishta, ku ligji zbatohet sipas dëshirave të drejtuesve dhe jo siç është shkruar

Viron Bezhani

Shteti i standardeve te dyfishta ku ligji zbatohet sipas dëshirave të drejtuesve dhe jo siç është shkruar ai dhe ç’është më e rënda kur unë jam në pushtet bëj ç’të dua për të tjerët kemi zbatim ligji. Është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar pasi në një kohë kur shteti përzë një diplomat, në një kohë kur gjurmohen në facebook drejtues politik që bëjnë takime me 10 veta apo jo me preteksin e shkeljes se rregullave të covidit, në mes të Tiranës po ky shteti lejoi që të zhvillohet një asamble e Komtetit Olimpik në mënyrë të paligjshme ku në një sallë u mblodhën 75 veta dhe ç’është më e rënda në këtë grumbullim të paligjshëm kishte dhe deputet, ministër dhe çfarë është më e habitshme policia kishte një shkresë zyrtare për këtë grumbullim dhe nuk ndërhyn ndërsa sot me iniciativë të saj me indicie nëpërmjet facebook merr masa për mos zbatim ligji. Ky është shteti që duam? Jo kurrsesi para ligjit të gjithë duhet të jemi të barabartë.

SHKARKO APP