Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si e sheh Kremlini pjesën tjetër të botës

Forum E enjte, 30 Shtator 2021 11:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Charles Grant

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tomas Hobs, e përshkroi dikur jetën e një njeriu si “të vetmuar, të varfër, të ndyrë, të shëmtuar dhe të shkurtër”. Pikëpamja e Kremlinit mbi botën, është e errët dhe Hobsiane. Por gjatë një vizitë të kohëve të fundit të zhvilluar në Moskë, unë u habita nga besimi i rusëve me ndikim, në aftësinë e vendit të tyre për të lulëzuar në një botë të tillë.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 11 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 12 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 12 orësh

Popullariteti i Vladimir Putinit në vend, ka rënë nën 60 për qind, niveli më i ulët që nga ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë në vitin 2014, por ai mbetet gjithsesi i pasfidueshëm në vend. Gjithkush pret që presidenti të qëndrojë në krye të paktën derisa sa të përfundojë mandati i tij aktual në vitin 2024, dhe ndoshta edhe më gjatë se aq.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ekonomia, edhe pse ende e ndërvarur nga eksporti i burimeve natyrore, dhe e paaftë që të rritet më shumë se 1.5 për qind në një vit, vazhdon që të ecë përpara me të. Pjesa më e madhe e vetëbesimit të Kremlinit, rrjedh nga besimi se bota perëndimore po ndryshon në mënyra që i përshtaten Rusisë.

Donald Trumpi, shihet se përfaqëson një prirje afatgjatë në SHBA: analistët rusë, mendojnë se SHBA-ja do të jetë më pak e fokusuar në ndërhyrjet në mbarë botën, në mbështetje të një rendi liberal të bazuar në rregullat e udhëhequra nga vetë ajo, dhe se do të jetë më nacionaliste, merkantiliste dhe e fokusuar tek interest e saj të ngushta.

Pra, në planin afatgjatë, SHBA dhe Rusia duhet të jenë në gjendje ta pranojnë njëra-tjetrën.

Rusët mendojnë se Evropa po kalon një transformim të ngjashëm. Sukseset e Viktor Orbanit, Marin Lë Penit, Najxhëll Fareixhit dhe Mateo Salvinit, paralajmërojnë një Europë të re që, ashtu si Rusia, do të kërkojë të mbështesë vlerat familjare dhe krishterimi, ndërsa përballet me ekstremizmin islamik.

E ndërshkuar për mbështetjen e saj të shkujdesur për demokraci, ndaj vendeve të tilla si Libia dhe Siria, kjo Evropë nuk do të shqetësohet shumë mbi të drejtat e njeriut. Megjithëse, disa liderë evropianë, përmendin ende parimet evropiane dhe sundimin e ligjit, ata janë – në pamjen cinike të shumë rusëve – jo seriozë në lidhje me to.

Rusët vërejnë se Trump dhe Putin, ndajnë një botëkuptim joliberal të ngjashëm, që e vlerëson ndjekjen e interesit kombëtar, dhe mohon multilateralizmin. Që të dy, nuk i pëlqejnë ligjeratat parimore të Angela Merkelin. Por, ndryshimi thonë ata, është se ndërsa Trump, që vjen nga bota e biznesit, është një optimist që i sheh probleme si të ndreqshme, Putin, i ardhur nga shërbimet sekrete, ka një vizion më paranojak.

Ai beson tek komplotet, dhe i sheh marrëdhëniet ndërkombëtare si një lojë me shumën zero. Analistët rusë, raportojnë se figurat kryesore në Kremlin, flasin për një luftë me Perëndimin si një mundësi reale. Ekonomia e Rusisë mund të jetë e vogël, thonë ata, por mund të shkaktojë goditje përmes një “lufte asimetrike” ose hibride – ndaj Rusia do të donte të shmangte luftimet ku kundërshtari i tij është më i forte, dhe të luajë me pikat e saj më të forta, si lufta kibernetike, dhe manipulimi i informacionit nëpërmjet mediave sociale.

Disa rusë, pohojnë se mund të fitojnë ushtarakisht, duke i përqendruar përpjekjet e tyre në disa vende, dhe duke vepruar me vendosmëri dhe me forcë. Për shembull, theksojnë ata, Rusia ka arritur shumë më tepër në Siri dhe me burime të kufizuara, sesa ka arritur SHBA-ja në Irak, me gjithë ato miliarda që ka shpenzuar atje.

Ata mendojnë se ata kanë mjaftueshëm para, për të zhvilluar armë të reja, si raketat lundruese hipersonike, me të cilat Rusia shkëlqen – dhe kjo do të pengonte Perëndimin të sulmonte. Sigurisht, shumë rusë të moshuare dinë se vendi i tyre do të ishte i çmendur, po të mendonte një luftë të nxehtë me Perëndimin, por tregimi i muskujve ushtarakë i shërben mbajtjes lart të moralit.

Disa ruse, besojnë se botëkuptimi gjithnjë e më “realist” i Evropës, i kombinuar me marrëdhëniet e saj të përkeqësuara me SHBA-të, do ta nxisë atë të kërkojë miqësi me Rusinë. Ata thonë se Evropa do të ketë nevojë për Rusinë, në mënyrë që të shmangë “shtrydhjen” midis Amerikës dhe Kinës.

Për shkak se udhëheqësit rusë nuk i marrin shumë seriozisht të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, ata e kanë të vështirë ta kuptojnë se pse të tjerët e bëjnë këtë. Por, siç u bë e qartë në një seminar ku morra pjesë në Moskë (organizuar nga Klubi i të Treve, që bashkon politikanë dhe biznesmenët britanikë, francezë dhe gjermanë), disa zyrtarë të lartë evropianë (duke përfshirë gjermanët), do të hezitojnë të rindërtojnë urat e bashkëpunimit me Rusinë, pasi kjo e fundit ka sfiduar të drejtën ndërkombëtare, duke pushtuar Krimenë dhe pjesë të Donbasit.

Askush në Moskë, nuk pret që as Putin apo Volodimir Zelenski, president i ri ukrainas, të arrijnë kompromisin e nevojshëm, për të zgjidhur së shpejti konfliktin në Donbas. Kremlinit i leverdis që rusët t`a konsiderojnë kaosin në Ukrainë, si një paralajmërim për atë që ndodh kur një vend rusisht-folës synon të përqafojë demokracinë e stilit perëndimor.

Por, disa analistë në Moskë e pranojnë se konflikti e ngarkon Rusinë me kosto strategjike, duke përfshirë marrëdhëniet e dobëta me BE-në, dhe sanksionet që e kufizojnë qasjen e saj ndaj kredive, investimeve dhe teknologjisë së huaj. Miqësia e Putinit me Xi Jinping, dhe fakti që Rusia dhe Kina, janë ndoshta më pranë se sa në çdo periudhë të mëparshme në historinë e tyre, e përforcon vetëbesimin në Moskë.

Rusët, besojnë se kinezët ndajnë pikëpamjen e tyre botërore, dhe se të dyja vendet e forcojnë njëri-tjetrin përballë SHBA-ve. Ata theksojnë se qëndrimi konfrontues i SHBA-ve ndaj të dyve, është duke i bërë ata bashkë. Por, rusët gjithashtu e përshkruajnë marrëdhënien me Kinën, si një “martesë pragmatike”, dhe janë të kujdesshëm që të mos bëhen të varur nga një gjigant ekonomik si Pekini.

Një nga arsyet, se përse analistët rusë vazhdojnë t’i rikthehen çështjes së një marrëdhënieje më të ngushtë BE-Rusi, është se ata duan të jenë në gjendje t’i vënë evropianët dhe kinezët kundër njëri-tjetrit, për të rritur lirinë e tyre të manovrimit. Rusët, kanë të drejtë të theksojnë, se 20 vjet më parë shumë krerë perëndimorë, bënë gabimin e të menduarit se historia po mbaronte, pasi bota dukej se po lëvizte drejt demokracisë, globalizimit dhe multilateralizmit.

Por, disa ruse mund të jenë tashmë fajtorë për një arrogancë të ngjashme, duke supozuar se bota perëndimore do të nxitet nga nacionalizmi dhe politika e identitetit, dhe se ajo do t’i harrojë vlerat e saj.

“New Statesman” – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.