Si ndikojnë në trurin tonë mendimet negative?
Truri i njeriut është në mënyrë të pandalshme duke punuar e duke prodhuar mendime. Shpesh herë, ne nuk e kuptojmë se sa ndikim ka mënyra se si ne mendojmë dhe perceptimi jonë i gjërave që na ndodhin.
Mes mjiëra mendimeve që kemi çdo ditë, 80 përqind prej tyre janë negative. Studiuesit në Universitetin e Arizonës kanë zbuluar se kur ne vazhdimisht mendojmë diçka të keqe, priremi të mendojmë gjëra të tjera të tilla. Në fund të fundit, mënyra se si ne mendojmë mund të tregojë shumë për veten.
Në një studim, pjesëmarrësve iu kërkua të mendonin me zë të lartë për 10 minuta, ndërsa ishin në një dhomë pa pajisje elektronike. Personat treguan se kishin mendimet më negative që zgjatën shumë më gjatë në krahasim me ato pozitive.
Sipas psikologes, Jessica Andrews-Hanna kjo ndodh sepse personi është i bllokuar nga mendimet dhe nuk është në gjendje të çlirohet nga konteksti i ngushtë negativ që ka kompozuar rreth vetes.
Një mendim negativ sjell tjetrin dhe të gjithë së bashku bëhen një model i përsëritur që zëvendëson të këndshmen me ndjenja të pakëndshme.
Përkundrazi, njerëzit që kanë shumë mendime pozitive kanë një natyrë më eksploruese për gjithçka. Nëse bëhemi vëzhgues të vetes dhe identifikojmë mendimet e këqija që na pushtojnë, atëherë do të jemi në gjendje të prishim zinxhirin e psikologjisë negative.