FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si ta dallojmë alergjinë?

Shumë njerëz mendojnë se alergjia ndaj ushqimit dhe mospranimi i ushqimit nga organizmi janë e njëjta gjë. Por kjo nuk është e vërtetë. Mospranimi i një lloj ushqimi nga organizmi është ç’rregullim metabolik që nuk ka lidhje me sistemin imunitar.

Për shembull kur disa njerëz pinë qumësht, bëhen me dhimbje barku dhe ndjejnë fryrje. Kjo ndodh, sepse organizmi nuk e pranon një ushqim të tillë, stomaku nuk është në gjendje ta përpunojë atë, pra problemi lidhet me metabolizmin.

Ndërsa alergjia është diçka tjetër: në përpjekje për të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon imunoglobulinë, lloj antitrupash, të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera që bëhen shkak për simptoma të alergjisë që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular.

Swiss Digital Desktop Reklama

Simptomat:Ënjtje të buzëve dhe gjuhës, vështirësi në frymëmarrje, përhapje të skuqjeve, të vjella, marrje fryme me zor, një rënie të menjëhershme të presionit të gjakut dhe rrëzim. Teshtimat e shpeshta, sy të skuqur, rrjedhje të hundëve, shpesh ndodh edhe që hundët të bllokohen, njolla në lëkurë, etj..

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajtimi për alergjinë nga ushqimi është shmangia plotësisht e ushqimit që shkakton alergjinë. Njerëzit që kanë një alergji të rëndë, duhet të tregohen të kujdesshëm për të shmangur dhe madje edhe prekur ushqimin ose ngrënë “gjurmë” të saj, që janë të pranishme në ushqimet e përpunuara. Dietologu mund t’ju tregojë sesi të njihni përbërësit përkatës në etiketat ushqimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?