S’ka trëndafil që e zbukuron maskën e zezë që mbani në fytyrë z. Kryeministër!

Nga Ndre Molla (avokat)
Pak për “pasojat e Tërmetit” dhe krekosjen prej mashtruesash të atyre që e kanë detyrë të zhdukin pasojat…Se për covidin?! Janë thjeshtë turpi.
Së pari,
ndërhyrja e shtetit në raste fatkeqësishë natyrore është detyrim kushtetues, pjesë e kontratës shoqërore. Mosveprimi përbën rast për kontestimin me votë të sovranit.
Së dyti:
Është e rëndë, jo njerzore dhe abuzuese politikisht përpjekja për të fituar kredo politike me fatkeqësi të tilla. Këto lloj rastesh nuk janë çeshtje të objektivave politike të një mazhorance të caktuar. Por, të papritura që shkarkojnë energjitë rezervë të të gjithë shoqërisë, si nga pikpamja ekonomike ashtu edhe nga pikpamja sociale e humane. Instrumentalizimi i punëve për strehimin e fatkeqëve, është ligësi. Është njëlloj sikur tu thuash atyre që shërohen në spitalet covid, ju shëroi partia.
Së treti:
Është jo serioze, tallje madje, tu shkosh hallegjinjve nëpër të tilla fatkeqsira, mbushur turinjt me trëndafil partie si maskë, apo me logo PS në maskë e kollare. Imagjinoni sikur të gjithë të dalin me maska logo partishë, sa të shpifur duken turinjt e kryetarëve, ma të shpifur se turinjt e maskuar të Edi Ramës.
Ecja me ERTV 3D sikur po flasin me kryeministrin kryetar bashkishë e ministra, kur dukshëm nuk e ka mendjen se çfarë thonë, por thjeshtë sfilatë mashtrimi e shitje mendsh, është të tallesh me fatkeqësitë e tjetrit. Vetëm ndjesi njerzore nuk sheh.
I duket habi këtij kllounit mediatik, që edhe në takim me ministrin e jashtëm italian mban kollare me yje e PS, se si njerëzit e sfidojnë me nënvleftësim, me ndonjë batutë, kur sillet si kali në lamë, nga një ngrehinë te tjetra, por vetëm duke u thënë “po i ndërtojmë”. Nuk guxon ti pyesi, ku punoni, a keni buk, uji, drita. Thjeshtë tallin bythën veshur shik, si horra të larë në euro.
A i sheh ndonjëherë vetë këto spote publicitare fatkeqsishë, me të cilët u shet mend miletit me Manastirliun, me Arben Ahmetajn (kuku!) e me kryetar bashkishë 8%-sha?!
Turp e faqja e zezë kjo sjellje propagandistike, sikur këta po ndërtojnë, sikur këta janë shpëtimi, sikur tërmeti do të na kishte mbaruar të gjithëve të mos ishte “tigri” i eurove Ahmetaj!
Kanë filluar të propagandojnë edhe këta K8% e votave, tu u sjellë sikur ka filuar qeverisja me këta. “Çdo gjë që po bëjmë është ajo që nuk ka ndodhur kurr!” Mashtruesa klasi. Fundja kanë hall. Nuk kanë asnjë mundësi tjetër të manipulojnë ndonjë votë, përpos kështu, me propagandë mashtruese, që vetëm ata vetë e besojnë, se askush tjetër.
Ka një vit që çarraviten, akoma duke identifiku dëmet, kur duheshin nisur punët menjëherë. I kanë ruajtur në prag të zgjedhjeve të gjitha punët. Rindërtimin e konsiderojnë meritë, jo detyrë kushtetuese që buron nga gjendja e jashtëzakonshme. Gati nuk brohorasin “rroftë tërmeti!”, “rroftë covidi”. Megjithse, deri sot, janë vetëm dështim me turp e faqe t’zezë.
Kjo është vetëm një situatë mjegulle, që ujku e tigri e kanë shumë për zemër të bëjnë kërdinë në paratë e shqiptarëve, siq edhe po ndodh.
Trëndafili i kuq në një maskë të zezë fsheh shpirtin e vërtetë katran të lyer me rilindje. Kush tallet me fatkeqsinë, korr urrejtjen e fatkeqëve. Kjo është e sigurtë.

SHKARKO APP