Sot dita më e trishtë e vitit, por si ta kalosh lehtë

Erdhi prapë dita më e trishtë e vitit, ose Blue Monday, siç quhet. Ajo është llogaritur nga psikologu Cliff Arbanll, i cili e zgjidhi dhe zgjodhi me një ekuacion të komplikuar. Dita më e trishtë e vitit është gjithmonë e hëna e tretë e muajit janar. Festat kanë ikur, plane të reja duhet të bëjmë, kështu që ndihemi të trishtuar. Janari në përgjithësi është një muaj i lodhshëm, shtoji faktit që edhe e hëna është ditë stresuese, shtuar edhe faktin që sapo kemi lënë pas festat, paskemi plot arsye për të qenë të mërzitur. Jo më kot, sipas disa studimeve, shumë punonjës nuk paraqiten në punë këtë të hënë. Po siç ka arsye për të qenë e trishtë, ka edhe mënyra për ta bërë më të lehtë.

Mund të kujtojmë se festa të tjera na presin. Pastaj kemi edhe pushimet e verës.

Dita po zgjatet çdo ditë dhe do e shijojmë diellin më shumë.

Mund të shikojmë filma e të hamë ëmbëlsira për t`i bërë qejfin vetes.

14 shkurti është shumë afër.

Po edhe nëse s`je çift, me miq të mirë mund ta bëjmë festë çdo ditë. Dil sonte dhe argëtohu.

SHKARKO APP