Sot fillon Festivali Foklorik Ndërkombëtar në Përmet ­

Nga data 22 deri më 24 do të mbahet Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor 2016”.Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor 2016” ka mbrritur në edicionin e tij të 14­të. Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor 2016” është e vetmja veprimtari kulturore artistike e cila përfshinë folklorin e minoriteteve dhe etnive që bashkëjetojnë në Shqipëri.

Përmeti është zgjedhur pasi është qyteti që ka përzierje kulturore, ku bashkëjetojnë e ballafaqohen kulturat e etnive të ndryshme si vendlindja e mjeshtrave të këngës popullore si Laver Bariu, Mentor Xhemali, Remzi Lela, etj. Kjo edhe me qëllim për të inkurajuar turizmin kulturor dhe promovuar ekoturizmin e qytetit të Përmetit.

Në këtë edicion i është kushtuar më shumë vëmendje promovimit të kësaj trashëgimie nga moshat e reja, pjesëtarë të grupeve koreografike të shoqatave kulturore që janë anëtarë të CIOFF­it duke promovuar me më shumë elegancë vallet dhe këngët popullore të hapësirës sonë kombëtare. Në ditët e këtij festivali do ketë ekspozita, promovime librash për trashëgiminë kulturore, vizita në vende monument kulture, si kisha, ura, kanione, etj. të cilat do të promovojnë këto monumente kulturore të zonës tek artistët pjesmarrës.

SHKARKO APP