Sot shënohet 142-vjetori i lindjes së Gjeçovit

Në Zym të Hasit, gjatë ditës së sotme është shënuar përvjetori i lindjes së Shtjefën Gjeçovit, përkatësisht 142 vjetori i lindjes së tij.

Bëhet e ditur se këtë ngjarje e organizon Shoqata e Shkrimtarëve, “Shtjefën Gjeçovi” dhe aktiviteti ka nisur në orën 12:00, në lokalet e Muzeut të fshatit, Zym.

At’ Shtjefën Gjeçovi (12 korrik 1873 – 14 tetor 1929) qe frat françeskan, veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar.

SHKARKO APP