Statujë për Sekretarin amerikan të Shtetit që nënshkroi blerjen e Alaskës

Në Juneau të Alaskës do të vendoset një statujë e ish sekretarit të SHBA-së, William Henry Seward. Kjo statujë, që do të vendoset më datë 3 korrik është punuar në shenjë nderimi për sekretarin, i cili nënshkroi traktatin me Rusinë që solli Alaskën në kontrollin e SHBA-së. Mary Becker, bashkëkryesuese e Komitetit për statujën e Sewardit, ka thënë se statuja do të përkujtojë përvjetorin e 150-të të Traktatit të vitit 1867, që e bëri Alaskën një territor të SHBA-së. Statuja në vlerë 250,000 dollarë do të vendoset në sallën e Gjykatës Dimond, transmeton REL. Shtetet e Bashkuara kanë blerë Alaskën nga Rusia në vlerë të 7.2 milionë dollarëve. Alaska u pranua si shtet i SHBA-së në vitin 1959.

 

 

SHKARKO APP