“Stina Koncertore” sjell magjinë e muzikës në Elbasan

Mbrëmjen e djeshme, te Porta e Kalasë në Elbasan, u zhvillua një koncert vokal–instrumental i Orkestrës së Harqeve Elbasan, pjesë e ciklit kulturor “Stina Koncertore”, i organizuar nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Qytetarët dhe vizitorët patën mundësinë të shijojnë një koncert të veçantë, që vjen në kuadër të programit të pasur, ku netët kulturore dhe artistike nuk kanë munguar, duke gjallëruar jetën e qytetit dhe duke e kthyer Elbasanin në një destinacion të rëndësishëm për artin dhe turizmin.

Në këtë koncert u ngjitën në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre tenori i shquar, “Mjeshtër i Madh” Kastriot Tusha, sopranoja Erinda Agolli, si dhe artistët Matilda Bajrami (flaut), Agim Mustafaj (klarinetë), Bashkim Kupi (violinçel) dhe Franceska Kasa (këngëtare). Orkestra u drejtua nga dirigjentët Blerim Narazani dhe Antonio Pine.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmja ofroi një program muzikor të pasur dhe emocionues, që kënaqi të gjithë adhuruesit e muzikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?