“Strangers in the Night”, kënga e duhur për Sinatran

Pak para 4 korrikut të vitit 1966, prindërit ishin shumë të lumtur që thjesht të dëgjonin në makinë radiostacionin e preferuar të fëmijëve të tyre.

“Strangers in the Night” e Frank Sinatras kishte arritur vendin e parë në toplistën muzikore “Billboard’s Hot 100” dhe kënga transmetohej shpesh.

Vitin pasues fitoi katër çmime “Grammy Awards”. E lançuar në fund të prillit të vitit 1966, balada e qetë fillimisht ishte në garë në toplistën me këngë lehtë të dëgjueshme të “Billboard” pak para se të kryesonte ndaj hiteve të “Beatles”, “The Rolling Stones” dhe “Dusty Speriengfield” në toplistën me këngë pop.

Ky trend e bindi ekipin e Sanatras të incizonte një album në muajin maj e që realizohej mbi bazën e singlit hit, shkruan “Wall Street Journal”. Edhe lançimi i albumit në fund të muajit maj u bë një kryesues toplistash dhe u shit në më shumë se 1 milion kopje për t’u bërë albumi më i suksesshëm komercialisht i Sinatras.

Pesëdhjetë vjet më vonë popullariteti i singlit dhe albumit “Strangers in the Night” duket aq enigmatik sa edhe i pamundur. Sinatra ishte 50 vjeç asokohe dhe deri atëherë nuk kishte pasur një pop-hit numër 1 në “Billboard” qysh prej singlit “Learnin’ the Blues” më 1955 dhe albumit “Nice ‘n’ Easy” që ishte numër 1 në toplista më 1960.

Në retrospektivë, “Strangers in the Night” është albumi më i mirë i realizuar në studio në vitet ‘60 dhe mbase albumi i fundit perfekt i karrierës së tij. Para “Strangers in the Night”, kontributi i Sinatras për “Reprise” ka qenë një lloj vazhdimi nga vitet 1950.

“September of My Years” më 1965 ishte përjashtim, por preokupimi i tij me moralitetin është shtypës në aspektin emocional. Dhe përderisa dy albumet e tija në studio me “Count Basie” janë të lehtë për t’u realizuar, ata kanë mungesë të butësisë më vete…

SHKARKO APP