Suedia mbështet bisedimet midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Suedia i ofron mbështetje Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, tha ministrja e Jashtme e këtij vendi, Ann Linde.

Gjatë qëndrimit në Shkup, ajo tha se Suedia “është e vetëdijshme për zhgënjimin” që ka përjetuar Maqedonia e Veriut pas dështimit të Këshillit Evropian, muajin e kaluar, për t’i dhënë datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit, shkruan Rel.

Por, shtoi Linde, është “thelbësore” që Shkupi të vazhdojë me zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në samitin e tetorit, Franca dhe disa vende të tjera kanë kërkuar një rregullim të procedurave të zgjerimit të BE-së, përpara nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesa e datës për këto bisedime ka bërë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të thërrasë zgjedhje të parakohshme, vitin e ardhshëm.

Maqedonia e Veriut, sidoqoftë, pritet të anëtarësohet zyrtarisht në NATO brenda disa javësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?