Taylor Swift tregon anën e saj të mirë
Këngëtarja e famshme Taylor Swift ka vërtetuar edhe anën e saj të mirë duke i befasuar me vizitën e saj fëmijët në spitalin e fëmijëve në Australi. Swift po qëndron në Australi pranë të dashurit të saj të ri Tom Hiddleston, i cili është duke xhiruar në filmin e ardhshëm “Thor: Ragnarok” dhe ajo e kaloi një ditë të mrekullueshme në spitalin e fëmijëve “Brisbane’s Lady Cilento Children’s Hospital”. Ajo i ka befasuar fëmijët me një vizitë të papritur, ku edhe kanë bërë disa selfie dhe kështu fëmijët janë kënaqur shumë me praninë e saj. “Faleminderit Taylor Swift që na vizitove në Lady Cilento Children’s Hospital këtë pasdite, duke i dhënë pacientëve tanë dhe familjeve të tyre një surprizë të veçantë që nuk do ta harrojnë kurrë”, ka shkruar spitali në faqen zyrtare në Facebook. “Ata kurrë nuk do t’i ‘shkundin’ kujtimet që i ke bërë sonte”.