“Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi!” Myftiu i Shkodrës drejt shërimit, koronavirusi i merr jetën të atit
Pak orë pasi u mësua lajmi i gëzuar se myftiu i Shkodrës kaloi rrezikun e covid-19, familja mori një lajm të hidhur.
Babai i tij, Haxhi Bardhyl Sytari humbi betejën me koronavirusin në një spital në Turqi.
Vetë Sytari e bëri të ditur lajmin e trishtë përmes një postimi në facebook.
“Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi!
Baba jonë i shtrenjtë, Haxhi Bardhyl Sytari, sapo e dorëzoi shpirtin e tij!
Ju lutem ta kujtoni me duá!
Allahu jua shpërbleftë me të mira!” shkruan Sytari.