“Të parët e mi ishin luftëtarë të tij” – Çfarë më tha i ati i ministrit të jashtëm grek Dendias për Skënderbeun

Nga: Nebil Çika

Këto dite ka qarkulluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë , ne te cilin jam përmendur edhe un.

Është e vërtete qe e kam takuar disa here të atin e tij .Spiro Dede (Dendias) kur botoja e drejtoja gazetën “Saranda” në Sarande . Ne fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” se Korfuzit. Fliste shume mire shqip.

Jo vetëm nuk e mohonte por edhe e theksonte faktin qe ishte nga Iliazi një fshat i bashkisë Himarës , një fshat vetëm pak kilometra ne brendësi te Shqipërisë nga fshati im Borshi . Te qenit “patriotë” ,nga e njëjta zonë na e bënte më të lehtë komunikimin.

Origjinen e tij shqiptarë na e ka deklaruar edhe publikisht kur bashke me nje grup gazetaresh te tjerë ishim te ftuar ne Korfuz ne 1994 kur Gjermania i dorëzonte Greqisë kryesimin e BE .Ne agjendë kishim edhe një vizite ne dhomën e Tregtisë se Korfuzit ku na priti z. Spiro Dede .

Ne zyrën e vet mbante bustin e heroit tone kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Me beri përshtypje dhe e pyeta pak i habitur: Se pse mbante ne një dhome tregtie heroin kombëtar te vendit tim. E di qe është një prijës e luftëtar i madh por për tregtar nuk e di te ke qene ? – e pyeta ,jo pa qellim.

Përgjigja e Spiro Dedes më befasoi e me pëlqeu shumë :

“Për tre arsye e mbaj ne zyrë Skënderbeun .

E para – ishte një gjeneral i madh !

E dyta- luftoi kundër turqve !

Dhe e treta ,qe është edhe restoja ime për ty, (mu drejtua mua )- është se të paret e mi ishin luftëtarë të tij .”

Qe Nikos Dendias është me gjak shqiptari kjo nuk vihet ne dyshim , por për te gjaku nuk duket se ka rendësi . Rendësi ka si ndjehet e për ke punon ai dhe është e sigurt qe deri tani punon për Greqinë, ai eshte perfaqesues politik e elektoral i nacionalisteve grek te Nea Dhimokratise.

Qenia e tij gjenetikisht shqiptare nuk i sjell asnjë favor Shqipërisë. 50 % te gjakut, shqiptar, e ka edhe kryeministri Micotaqis . Marika, nëna e tij ishte nga familjet e njohura shqiptare ( arvanitase) të Athinës . Por sa ai , 50 % shqiptar, e ka gjakun edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Ram .

Gjaku ka rëndësinë e vete ne veprimet e një njeriu por ne kemi pare se shume here gjëmën ,si popull e komb, na e kane bere njerëz me gjak shqiptar apo ata gjakperzier.

Por me që lajmi u botua ne kuadër te marrëdhënieve me Greqinë, ja vlen të kujtojmë se edhe Nepolon Zerva ,që drejtoi gjenocidin ndaj çamëve, me gjak shqiptar ishte!

 

SHKARKO APP