Theu rekordin ”Guinness”, pas 30 vitesh kjo grua pret thonjtë (VIDEO)
Ayanna Williams nga Houston, është gruaja që theu rekordin botëror “Guinness” për thonjtë më të gjatë në botë në vitin 2017, në një gjatësi prej 5.7 metrash.
Mesatarisht i duheshin më shumë se dy shishe ngjyrë dhe 20 orë punë për t’i rregulluar. Në matjen finale që ajo kreu para prerjes, ato ishin shtatë metra të gjatë.
“Me ose pa thonjtë e mi, unë do të jem akoma mbretëreshë. Thonjtë e mi nuk më bëjnë mua, unë bëj thonjtë e mi”. Williams tha se planifikon t’i rrit sërish thonjtë ndërsa këto të fundit do t’i ekspozon në muze të Orlandos.