TikTok do të prezantojë një aplikacion të ri për postimin e fotove

Përdoruesit e TikTok-ut kanë filluar të marrin njoftime për një aplikacion të ri që kompania po planifikon ta prezantojë në një të ardhme të afërt.

Bëhet e ditur se aplikacioni quhet Notes dhe u mundëson përdoruesve të ndajnë fotografi si në Instagram.

Sic raportojnë mediat e huaja, TikTok tashmë ka konfirmuar se Notes është në zhvillim por ende nuk ka ofruar asnjë afat kohor për prezantimin zyrtar të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, postimet e fotografive tuaja publike në TikTok do të shfaqen edhe në Notes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmirësisht, kompania do të ofrojë edhe opsionin për të hequr dorë nga aplikacioni nëse preferoni të mos shfaqni postimet tuaja publike.

Ndryshe, Notes nuk është projekti i vetëm në të cilin po punon aktualisht TikTok.

Kompania po eksperimenton edhe me formate të ndryshme si postime me tekst dhe video më të gjata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?