Tomas Strakosha, intervistë për median italiane, zbulon emrin e komedianit të preferuar

Tomas Strakosha, futbollisti i talentuar shqiptar që luan me ekipin e Lazios në Itali ka dhënë një intervistë për median italiane.

Portieri i kombëtares ka folur për ekipin, projektet në futboll, por edhe për jetën e tij private. I pyetur se kush është komediani i preferuar, Strakosha ka thënë në studion e televizionit italian se aktori më i preferuar është Agron Llakaj.

Vlerësimi nga talenti i futbollit shqiptar që po shkëlqen në Itali ka sjellë dhe reagimin e aktorit të njohur dhe drejtuesit të emisionit Al Pazar, Agron Llakaj.

Në një koment në Facebook, Llakaj shkruan se ndjehet i emocionuar nga vlerësimi i futbollistit të njohur.

 “Dikur ishte i vogël,dhe qeshte edhe kot me mua se s’kuptonte mire çfarë thoja, por shikonte prindërit e tij që qeshnin, qeshte edhe ky…., Tomas Strakosha sot legjendë. Krenar për ty Tomas, si unë dhe çdo shqiptar…,dhe sa i përkëdhelur ndihem që nga goja jote të dëgjoj….se jam komiku yt i preferuar! Kam një gëzim prej fëmije…,e shijoj!”, shkruan Agron Llakaj në Facebook.

 

SHKARKO APP