Tradita dhe folkori lezhjan prezantohen në Poloni

Tradita dhe folklori lezhjan janë prezantuar së fundi në Poloni, në një aktivitet kulturor me rastin e festës së përvitshme të qytetit Nysa, ku ishin të pranishëm përveç delegacionit shqiptar edhe delegacione nga Ukraina dhe Italia.

Shqipëria përfaqësohej nga Këshilli i Qarkut Lezhë si dhe grupi folklorik i kësaj zone, që iu bashkua programit artistik të grupeve të ardhura nga Ukrahina dhe Italia. Ata prezantuan në këtë aktivitet njё repertor vallesh e melodish tradicionale. Të drejtuar nga koreografi Gazmend Golemi, nën ritmet folklorike të rajonit të Lezhës grupi i valleve shpalosi me mjeshtёri karakterin liriko – epik të motiveve koeografike që trashëgon Lezha.

Midis Nysas dhe Lezhës janë nënshkuar më parë marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha si: edukimi profesional, bujqësia, turizmi, kultura, sporti, shërbimi shëndetësor dhe shërbimet sociale, sidomos për moshën e tretë.

Në axhendën e kesaj vizite u shkëmbyen disa mendime për projekte konkrete në fushat që janë pjesë e marrëveshjeve dypalëshe. U dakortësua që ekipi i futbollit “Besëlidhja” të kryejë fazën pergatitore (dy-javore) të stërvitjes në Nysa, në muajin korrik. Ndërsa pikat e tjera të bashkëpumit u vendos të nënshkruhen në muajin shtator, kur delegacioni i Nysas të vizitojë Lezhën. m.m

 

SHKARKO APP