Trashëgimtarëve të Napoleon Bonoparti iu ofrua froni i Shqipërisë

“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 1 korrikut 1914, në faqen n°7, dhe të hënën e 9 janarit 1922, në ballinë, shkrimet në vijim në lidhje me propozimin e fronit të Shqipërisë, asokohe, trashëgimtarëve të Napoleon Bonaparti të cilët, Aurenc Bebja, i ka sjellë këto shkrime për publikun shqiptar.

Në shkrim thuhet se Personalitetet shqiptare sugjerojnë kandidaturën e princit Roland Bonapart në fronin e Shqipërisë, nëse Princ Vidi abdikon. Pavarësisht kësaj, kandidatura duhet të kalojë për konsultim popullor. “Romë, 30 qershor (shkresë e veçantë nga Excelsior). – Personalitetet shqiptare që kanë sugjeruar kandidaturën e princit Roland Bonapart në fronin e Shqipërisë, kanë deklaruar se dëshirojnë të propozojnë këtë emër për konsultim popullor, në rast se Princ Vidi abdikon”, thuhet në shkrimin e parë të “Excelsior”.

Në shkrimin e radhës, thuhet se “Froni i Shqipërisë, sapo i është ofruar Z. Zherom-Napoleon Bonapartit.  “Froni i Shqipërisë, i cili ishte i zënë përkohësisht nga Princ Vidi, sapo i është ofruar Z. Zherom-Napoleon Bonapartit, i cili banon në Shtetet e Bashkuara ku është shumë i njohur në shoqërinë e lartë. Nip i Zherom, mbretit i Vestfalisë dhe vëllai më i ri i perandorit, Z. Bonapart është i martuar me një grua amerikane”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?