Tre zakone të cilat duhet të hiqni qafe në të 30-at, për të qenë të lumtur dhe të kënaqur me jetën
Nevojat dhe tendencat e çdo brezi ndryshojnë dhe thelbi qëndron në aftësinë për të shijuar çdo dekadë ashtu siç dëshirojmë.
Sipas ekspertëve janë 3 zakone që “na mbajnë mbrapa dhe të pakënaqur” dhe do të ishte mirë t’i eliminonim duke hyrë në të 30-at, për ta shijuar ashtu siç e meriton.
Mos mendoni se të tjerët i kanë të gjitha gjërat në vijë
Një nga modelet e gabuara të të menduarit që ne mbajmë gjatë gjithë jetës sonë është të mendojmë se njerëzit e tjerë të moshës sonë kanë një “jetë ideale dhe të krijuar”. Megjithatë, ky nuk është rasti. Çdo situatë, çdo person dhe çift përballet vazhdimisht me probleme dhe sfida. Çështja është se si ne i menaxhojmë ato. Me krahasimin dhe ndjenjat e padrejtësisë që nuk na ndihmojnë të ecim përpara? Ose me mirëkuptim dhe mendim kritik se si t’i kapërcejmë ato. Identifikoni se çfarë nuk ju pëlqen në jetën tuaj të përditshme dhe që krijon pakënaqësi dhe merrni masa për ta ndryshuar atë. Mos hezitoni në këtë pjesë, diskutojeni me një psikoterapist specialist.
Mos qëndroni më në një punë që nuk ju përmbush
Në moshën 18-vjeçare mund të ndiheni se jeni të pavarur dhe duhet t’ia dilni vetë në jetë, megjithatë në të 30-at është koha të zgjidhni atë që dëshironi dhe të mos bëni kompromis. Tani, arena profesionale është ndryshe dhe nuk duhet të vendosesh në një punë për 30 vjet ose derisa të dalësh në pension. Përkundrazi, keni të gjitha mjetet dhe mundësitë për të provuar shumë kompani, pozicione dhe eksperimente, derisa të gjeni se çfarë është ajo që e bën jetën dhe rutinën e përditshme disi më të durueshme. Një faktor përcaktues në kënaqësinë që merrni nga puna juaj është zhvillimi, si dhe ndryshimet.
Mos mendoni se vitet më të mira kanë kaluar
Është një formulim apo mendim i pasaktë, i cili përveçse nuk është i vërtetë, ju krijon edhe një ngarkesë të fortë emocionale. Ne shikojmë prapa vetëm për të vlerësuar atë që kemi kaluar dhe mezi presim të gjitha gjërat më të mira që do të vijnë. Çdo dekadë ka elementet e veta pozitive dhe është zgjedhja juaj nëse do t’i shihni dhe vlerësoni në përputhje me rrethanat.