U injorua nga fotografët në festivalin e Kanës, ja çfarë thotë aktorja turke

Aktorja turke Fahriye Evcen, e cila është në prag të martesës ka marrë pjesë në edicionin e 70 të festivalit të Kanës. Më një pamje mjaft joshëse aktorja 29 u shfaq në tapetin e kuq të këtij festivali, por duket se diçka nuk shkoi si duhej. Për fotografët aktorja ka qenë një personazh i panjohur, ndaj ata nuk kanë qenë të interesuar për t’i shkrepur foto bukuroshes turke. Megjithatë aktorja e ka një përgjigje: “Rëndësia jonë në botë nuk është shumë e madhe. Jo të gjitha na njohin”. Gjithashtu, ajo ka shtuar se i gjithë eventi ishte një eksperiencë shumë e bukur, ku kryesisht veçoi takimin e aktoren e famshme italiane Claudia Cardinale me të cilën Evcen ka interpretuar në një film. Ajo gjithashtu falënderoi stilistin e saj Georges Hobeika për fustanin të cilin veshi në tapetin e kuq në Kanë.

SHKARKO APP