U nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e fundit e Princit Philip
Princi Philip, u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur Pallati Mbretëror nëpërmjet një deklarate zyrtare:
“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.
Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur”, thuhej në njoftimin zyrtar.
Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç. Ndërkohë burime nga oborri mbretëror kanë treguar se dëshira e fundit e Princ Philip-it ishte të vdiste i qetë në shtëpinë e tij.
“Dëshira më e madhe e Dukës ishte për të vdekur i qetë në shtëpi”, thanë ata për prestigjiozen “The Neë York Post”.
“Ne e dinim që kur ai erdhi në shtëpi do të vdiste me këto kushte, jo në një shtrat spitali, por në shtratin e tij”, shtuan burimet.
Po ashtu dëshira tjetër që kishte i ndjeri ishte në lidhje me funeralin e tij dhe si bashkëshort i Mbretëreshës, Princi Philip gëzon të drejtën e një funerali shtetëror