UÇK-ja heroike e kombit heroik shqiptar

Nga Skënder Sadri KAPITI –
UÇK-ja është vepër heroike kombëtare lindur nga një komb madhështor dhe heroik siç ka qenë, është e do të jetë gjithmonë kombi shqiptar.
UÇK-ja është lavdia, krenaria, frymëzimi dhe vetë shqiptarizmi. E gjithë historia e popullit heroik të Kosovës shqiptare është qëndresë, sakrificë dhe heroizëm.
Kombi shqiptar është krenar për legjendën heroike që ka shënuar e shkruar populli shqiptar i Kosovës martire në shekuj si dhe për veprën madhështore të Luftës së Lavdishme të UÇK-së, vepra e së cilës është: liria e shtetësia e Kosovës.
UÇK-ja është vetë Kosova, është vetë shqiptaria sepse ajo është e të gjithë shqiptarëve.
Lufta u UÇK-së është qëndresa, rezistenca dhe Lufta e popullit të Kosovës, e Ushtrisë së tij Çlirimtare. Ajo është epopeja dhe ngjarja më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare të epokës moderne kundër shtazërisë barbare dhe genocidiste të Serbisë, genocid i paparë që pas pëfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Duke qenë e tillë Lufta e UÇK-së, prandaj dhe armiqtë më të mëdhej të shqiptarëve serbët e rusët përpiqen në maksimumin e tyre duke lobuar dhe angazhuar të gjitha kapacitetet e tyre shteterore,politike, diplomatike, akademike, fetare e mediatike me qëllim për ta njollosur, për të shpifur dhe për ta kriminalizuar Luftën heroike, të drejte dhe çlirimtare të UÇK-së.
Qëllimi i Serbisë, Rusisë dhe të agjentëve të tyre të blerë e të paguar në Perendim është viktimizimi i agresorit serb, delegjitimimi i luftës së UÇK-së, delegjitimimi i ndërhyrjes së NATO-s me qëllimin final atë të coptimit të Kosovës e që Serbia të marrë nga Kosova burimet dhe territoret që ajo ka si objektiv.
Fatkeqësisht kjo ofensivë antishqiptare e Serbisë i gjeti në “gjumë” letargjik politikën e Tiranës dhe të Prishtinës, politikë e cila merret me grindje e zënka për interesa personale pushteti duke e lënë në indiferencë dhe në mosinteresim çështjen e madhe kombëtare shqiptare dhe interesat e larta të kombit.
Dy shtetet shqiptare, politika e tyre do të duhej që për 20 vite të organizohej dhe të punonte me përkushtim për ta dokumentuar, argumentuar, akuzuar dhe paditur ndërkombëtarisht krimin dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, pasi pro kësaj ishte dëshmitare edhe e gjithë bota e lirë dhe demokratike e cila ndërhyri për çlirimin e Kosovës. Mirëpo ndodh ajo si gjithmonë te politika dhe me politikanët shqiptarë, që ata nuk shohin përtej interesave të ngushta politike dhe personale për pushtet.
Askush mos ta mendojë dhe as të mos e mashtrojë veten se do të mund të manipulojë dhe as ta korruptojë memorien historike për Luftën e Lavdishme dhe Heroike të popullit martir të Kosovës dhe të UÇK-së.
Asnjë armik i jashtëm dhe as i brëndshëm, asnjë “gjykatë speciale”, asnjë dashakeqës e shpifës, asnjë pushtet dhe asnjë politikë e korruptuar nuk do të munden që as me censurë, as me intriga dhe as me shpifje , as me pazar politik dhe as me para nuk do të munden që të spekulojne dhe as ta korruptojnë e mashtrojnë memorien kolektive dhe historinë e lavdishme të UÇK-së.
Nuk do të mundet askush që ta njollosë aspak luftën e drejtë, patriotike, burrërore e çlirimtare të UÇK-së. As frikacakët, as dështakët, as hipokritët dhe as tradhëtarët, e as shpifësit e ulët dhe të paturp, dhe as mercenarët e tradhtaret kurrën e kurrës nuk do të munden ta njollososin Luftën, heroizmin, sakrificat e kësaj vepre madhështore lavdie e krenarie në përjetësi të UÇK-së pasi prej saj erdhi liria dhe shtetësia e Kosovës.
Luftën heroike të UÇK-së e ka shënuar dhe e ka shënjtëruar gjaku i qindra e mijra heronjve dhe dëshmorëve të saj, e ka shënjtëruar tashmë edhe memoria e gjallë e brezit i cili e lindi dhe e frymëzoi këtë luftë dhe luftëtarët e saj.
Luftën e UÇK-së e ka shënuar dhe shënjtëruar vepra dhe sakrifica e dëshmoreve, e heronjve dhe e bashkëluftëtarëve të tyre, e invalidëve dhe e veteranëve të vërtetë të saj.
Luftën dhe historinë e ushtrisë më të re të Europës, të UÇK-së e ka shënuar edhe historia e Aleancës ushtarake më të fuqishme të Botës, NATO, e cila në luftën për çlirimin e Kosovës ishte aleatja e UÇK-së në luftë kundër makinerisë dhe shtetit kriminal e genocidist serb.
Lufta e UÇK-së eshtë shkruar dhe shenjtëruar tashmë prej popullit shqiptar, prej mendimtarëve, historianëve dhe shkrimtarëve dëshmitarë të gjallë të asaj vepre të jashtëzakonshme e të papërsëritshme të UÇK-së.

SHKARKO APP