Vajza që krijon skulptura me flokët e saj

“Dua që njerëzit të më shohin jo vetëm si vajza që rregullon flokët e saj, por si një person kreativ dhe i gjithanshëm, sepse unë jam”, tha Laetitia Ky. Laetitia Ky është një stiliste 21-vjeçare nga Abidjan, Bregu i Fildishtë. Ajo kohët e fundit ka fituar shumë vëmendje në Instagram për shkak të krijimit të skulpturave të pabesueshme nga flokët e saj. Laetitia tregon se ajo e ka dashur gjithmonë parukerinë, por është frymëzuar nga një seri fotografish që tregon stilime të ndryshme flokësh të grave afrikane nga fise të ndryshme. “Ato kishin flokë aq të gjata, saqë isha e sigurt që mund të bëhej art me to”, u shpreh vajza.

SHKARKO APP