Vajzës së Vilson Blloshmit i dorëzohet dosja e vuajtjeve, por dhe poezitë e çmuara
Sot AIDSSh i dorëzoi dosjen e plotë të persekutimit komunist, Enerjeta Blloshmit, vajzës së poetit të vrarë nga regjimi, Vilson Blloshmit.
Enerjeta qe vetëm 10 muajsh në krahët e nënës së saj 21-vjeçare Diana, kur regjimi arrestoi babain e saj.
E vërteta është që Sigurimi e përndiqte prej kohësh, sepse ai përfaqsonte një familje të veçantë që kishte përqafuar vlera si liria e demokracia, e vërteta.
Në dosje gjendet kalvari i tij, por dhe disa pjesë të çmuara nga vepra e tij si poezitë, dorëshkrimet, përkthime e ditare.