Varëse 10 mijë euro? Belinda Balluku: Nuk jam ministrja më e pasur

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komentuar lajmin e publikuar për çmimin e varëses së markës ”Van Cleef & Arpels”. E ftuar në “EuroNews”, duke u thumbuar nga moderatorja Ilva Tare, pasi e ka cilësuar si “ministren më të pasur”, duke marrë parasysh dikasterin që ajo drejton. Balluku i është përgjigjur se nuk është e pasur dhe se varëset e saj i blen me nga 10 dollarë.

Ilva Tare: Duket ministrja më e pasur në qeveri…

Belinda Balluku: Kam përshtypjen që kjo nuk ka të bëjë me ministren e pasi e thënë kështu Ilva, ngjan pak keq dhe nuk na duan këto me “më të pasur, më..” se tani kanë marrë dhe varset që i blejmë 10 dollarë dhe na i kanë bërë 10 mijë euro. Kështu që ministrja nuk është e pasur dhe as do të jetë ndonjëherë.

SHKARKO APP