Vdes regjisori i famshëm iranian, Abbas Kiarostami

Regjisori i njohur iranian, Abbas Kiarostami vdiq në Francë, në moshën 76-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, njoftoi sot një organizatë kulturore iraniane. Ai gjendej në Paris për trajtim mjekësor, pas dy operacioneve gastrointestinale. Vdekja e tij u konfirmua edhe nga Shtëpia iraniane e Kinemasë. Kiarostami u lind në 1940 në Teheran dhe për gati 50 vjet u shndërrua në regjisorin më të famshëm iranian në botë. Ai është fitues i Palmës së Artë, në Festivalin e Kanës, 1997, me filmin ”Taste of Cherry”. ”Pritet që gjatë ditëve në vijim, eshtrat e tij të mbërrijnë në Iran”, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve, ISNA

SHKARKO APP