Vendi që konsumon më shumë pica nuk është Italia
Pica më e preferuar në botë është Margarita dhe amerikanët hanë sasinë më të madhe në botë, shkruan Ansa.
Sipas të dhënave të kompanisë Coldiretti, një amerikan mesatarisht ha 13 kilogramë pica në vit. Në Evropë kryesojnë italianët me 7.8 kilogramë për person në vit, të ndjekur nga spanjollët (4.3), francezët dhe gjermanët (4.2), britanikët (4), belgët (3.8) dhe portugezët (3.6), ndërsa austriaku mesatar ha sasinë më të vogël të picës në Evropë në vit, vetëm 3.3 kilogramë.
Industria e picave, sipas të dhënave të kompanisë “Koldiretti”, shënon një xhiro prej më shumë se 15 miliardë lekësh në vit, ndërkohë që në atë sektor janë të punësuar të paktën 100 mijë persona me kohë të plotë, madje edhe më shumë në fundjavë