FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Verë pa libra, fëmijët të varur nga telefoni

Në ditët e mbetura të pushimeve verore, para fillimit të shkollës, fëmijët tregojnë për vendet që vizituan, plazhet dhe argëtimin në ditët e nxehta. Kur i pyet për marrëdhënien me librin dhe sa kanë lexuar këtë verë, thonë se ishin më argëtues celulari dhe iPad.

Disa nuk kanë lexuar një libër që prej një viti, ose nuk e mbajnë mend fare librin e fundit që kanë lexuar. Madje edhe kur duan përralla apo tregime, një pjesë e fëmijëve zgjedhin t’i dëgjojnë nga telefoni.

Në librari stendat për fëmijët janë më tërheqëset. Kjo nuk ishte vera më e mirë për shitjen e librave për fëmijë, por nuk ka munguar interesi veçanërisht për klasiket. Jashtë kamerës, një pjesë e prindërve shprehen të lumtur që fëmijët këtë verë arritën të lexonin disa libra edhe pse me detyrim. Ndërsa të tjerë, qe jetën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë, tregojnë se leximi që në moshë të hershme është politikë e vendit ku jetojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?