Vetëvritet aktorja e famshme, veprimin e paralajmëron në Instagram

Aktorja amerikane, Stevie Ryan është gjetur e vdekur të shtunën në shtëpinë e saj në Los Angeles. 33-vjeçarja dyshohet se ka varur veten, raportojnë autoritetet. Ryan, e njohur për serinë e saj “Little Loca YouTube” dhe për imitimet e njerëzve të famshëm, kishte paralajmëruar vrasjen e saj me anë të një postimi në Instagram. Ajo kishte bërë një dedikim për gjyshin e saj, i cili kishte vdekur pak kohë më parë. “Burri i ëndërrave të mia, i cili do të mbetet gjithmonë në ëndrrat e mia. Unë do të takoj së shpejti. Të dua shumë gjyshi im”, shkruante aktorja. Ryan ka drejtuar një program rreth depresionit të quajtur “Mendërisht Ch (i sëmurë)”. Në episodin e fundit gjithashtu ka diskutuar për vdekjen e gjyshit të saj: “Jam shumë e shqetësuar, se kjo do të më dërgojë në një depresion të thellë”. Ajo luajti në serinë e komedisë VH1 Stevie TV dhe ishte bashkë-organizatore në debutimin e Brody Jenner në shfaqjen “Sex with Brody”.

 

SHKARKO APP