VIDEO/ Anjeza Shahini do shkojë sërish në Eurovizion?

Këngëtarja e parë që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin më të madh të këngës ‘Eurovision’ ishte Anjeza Shahini.

Edhe pse ishte hera e parë, që ajo mori pjesë në një event kaq të rëndësishëm të muzikës, u rendit e shtata.

Pas një periudhe të gjatë larg skenës, Anjeza ka dhënë një intervistë për eurovisionireland.net, ku  ka treguar me nostalgji pjesëmarrjen e saj në festival.

Anjeza ka pohuar se do të ishte një kënaqësi, nëse do të kishte mundësi për një dalje të dytë në Eurosong. Ajo e ka cilësuar këtë si një trampolinë të mirë për të prezantuar publikun e gjerë me prodhimet e saj muzikore.

‘Nëse do të ishte një projekt i shpejtë mund të rikthehesha, por nuk besoj se do të ndodhë’, – ka pohuar Anjeza, duke lënë disi të lëkundur mundësinë për të qenë sërish pjesë e Eurosong.

‘Eshtë një eksperiencë e mrekullueshme të marrësh pjesë në Eurosong, sidomos kur je e rritur, që të kuptosh rëndësinë e vërtetë të kësaj pjesëmarrje, ndryshe nga hera ime e parë në atë skenë kur ende nuk isha gati për atë që po ndodhte’, – tha Anjeza, e cila prej më shumë se një viti jeton në Angli, citon Express.

Kënga “Imazhi yt” ishte një prej të parave, që ka gjetur mbështetjen e  publiku të gjerë të shoqëruar me shumë emocione. Mbetet për t’u parë, nëse Anjeza do të rikthehet sërish në skenën e madhe si përfaqësuese e Shqipërisë.

SHKARKO APP