VIDEO/ Çmimi Nobeli në Letërsi, fiton Kazuo Ishiguro

Pas zgjedhjes së Bob Dylanin, Akademia Suedeze befasoi sërish publikun botëror duke shpallur si fitues çmimit “Nobel” për letërsi novelistin britanik Kauzo Ishiguro.

Kazuo Ishiguro

Kazuo Ishiguro është romancier, skenarist si edhe ka shkruar tregime të shkurtra. Ai ka lindur në Nagasaki të Japonisë dhe familja e tij është transferuar në Angli në vitin 1960, kur ai ishte pesë vjeç. Ishiguro mori diplomën e tij bachelor nga Universiteti i Kentit në vitin 1978 dhe mbrojti masterin për shkrim kreativ në Unversitetin e Anglisë Lindore më vitin 1980.

Ishiguro është një nga autorët më të njohur të fiksionit bashkëkohor në botën angleze, pasi ka marrë katër nominime për Man Booker Aëard dhe e ka fituar këtë çmim në vitin 1989 për romanin e tij “The Remains of the Day”. Në vitin 2008, The Times e rendit Ishiguron të 32-in në listën e “50 shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945”. Romani i tij i shtatë, “The Giant Buried”, u botua më 3 mars 2015 në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kandidat për cimin prestigjioz ishte edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, autorja kanadeze Margaret Atëood, Jon Fosse nga Norvegjia, Antonio Lobo Antunes nga Portugalia, Javier Marias nga Spanja dhe Laszlo

Në nderim të Alfred Nobelit për të shpërblyer “personin i cili do të ketë prodhuar në fushën e letërsisë vepra të jashtëzakonshme në një drejtim ideal”, çmimi u është ndarë 113 shkrimtarëve që nga viti 1901 – prej të cilëve 14 ishin gra, 28 kanë shkruar në gjuhën angleze dhe 77 kanë shkruar në prozë.

VIDEO E CEREMONISË PËR NOBELIN NË LETRËSI 

https://www.facebook.com/nobelprize/videos/10154996807144103/

SHKARKO APP