VIDEO/ Shteti i bën presion për taksa por nuk i jep rrogën, historia e pazakontë e policit

Një ish-polic në burgun e Shënkollit në Lezhë, ka rrëfyer skandalin e mosdhënies së pagës që i takon me ligj. Frrok Tanushi, si shkak i problemeve shëndetësore  që në prill të 2018 me kërkesën e tij, është shkëputur nga puna duke kaluar në reformë, e cila me ligj duhet të paguhet për dy vite.

Tanushi ka rrefyer për Fax News se ka rreth tre muaj që nuk merr pagën qe i takon, edhe pse është i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij. Për shak së është i sëmurë me hemodializë, Frroku nuk punon, po ashtu as bashkëshortja e tij, e cila duhet të kujdesët për të.

Ai është drejtuar IEVP në Shënkollë për të mësuar mby arsyet e mos marrjes se pagës, por sipas Tanushit keta të fundit i thonë që nuk miratohen fondet nga Tirana. Shuma që perfiton Frrok Tanushi, si një ish-polic në burgun e Shënkollit, është 204 mije lekë të vjetra, ndaj dhë shpresa e tij mbetet që mediat të pasqyrojnë realitetin më të cilin po përballët. Kjo është një hipokrizi e madhe thotë ish-polici, edhe pse me ligj ai e përfitoi  që të marrë një pagë mujore nga puna në shtet, prej tre muajsh  nuk merr asnjë qindarkë.

“Falenderoj shoqerinë dhe disa njerëz që më kanë ndihmuar, pasi unë me gjithë fëmijë do ishim pa bukën e gojës”, tha Tanushi.

Pëveç peripecive në dyert e institucioneve në kërkim të së drejtës për të marrë lekët që i takojnë,  Frrok Tanushit i duhet të përballët edhe me kamatvonesat e OSHEE, edhe pse gjendja e tij ekonomike është shumë e rënduar. Atij i duhet të marrë lekë borxh për të ushqyer familjen si dhe për të paguar detyrimet ndaj shtetit, ndërsa shteti nuk i paguan detyrimet që ka ndaj tij.

Polici kerkon rrogen

SHKARKO APP