Vitamina D, e vërteta mbi suksesin ndaj Covid-19
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përfshirë botën, keqinformimi gjithashtu ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kësaj kohe. Por ndonjëherë keqinformimi mund të zhvillohet edhe rreth ideve që kanë pak të vërtetë brenda dhe ky është lloji më i vështirë për t’u trajtuar.
Pse vitamina D?
Hidroksiklorokina, Ivermektina dhe vitamina D, të gjitha janë duke u studiuar. Të sugjerosh trajtimin e virusit me vitaminë D dhe të gjesh që nuk ka studime të mëtejshme që e provojnë këtë, është e gjitha pjesë e një procesi normal shkencor. Por hulumtimet në Internet mund të dalin jashtë konteksti. Dhe konfuzioni që krijon mund të shfrytëzohet nga njerëzit që promovojnë teoritë konspirative. Megjithatë, ekziston një logjike pse vitamina D mund të jetë e dobishme për trajtimin ose parandalimin e Covid-19.
Vitamina D luan një rol në imunitetin dhe është e rekomanduar të merret si shtesë gjatë dimrit, ndërsa tek ata që kanë mungesë, gjatë gjithë vitit. Deri më tani, asnjë hulumtim nuk ka treguar asnjë efekt mjaft bindës për të mbështetur doza më të larta për të parandaluar ose trajtuar sëmundjen, informon abcnews.al.
A duhet të marrim vitaminë D?
Marrja e saj u mor si një këshillë në Internet. Megjithatë disa kanë shkuar me më tej, duke thënë nëpër forumeve se qeveritë mezi përmendin efektivitetin e vitaminës D, dhe në vend të saj po përqendrohen te vaksina.
Çfarë thonë studimet?
Shumë studime kanë treguar një lidhje midis rezultateve të vitaminës D dhe Covid, por provat janë kryesisht vëzhguese, që do të thotë se shikon se çfarë ndodh me njerëzit me nivele më të larta dhe të ulëta të vitaminës D pa kontrolluar për faktorë të tjerë, informon abcnews.al.
Studimet vëzhguese tregojnë se grupe të caktuara kanë më shumë gjasa të kenë mungesa të vitaminës D dhe të preken nga Covid. Kryesish të moshuarit, ata mbipeshë dhe njerëz me lëkurë të errët. Mund të jetë mungesa e vitaminës ajo që nikon, por gjithashtu mund të jetë edhe për shkak të kushteve shëndetësore dhe mjedisore që nxisin edhe rënien e niveleve të vitaminës D, duke i bërë më të ndjeshëm ndaj virusit.
Studimi spanjoll
Një studim i veçantë nga Universiteti i Barcelonës ka tërhequr vëmendjen, duke pretenduar të jetë i vetmi i këtij lloji.
Sipas tij, vitamina D ka sukses marramendës, me një reduktim 80% të pranimeve në kujdesin intensiv dhe një ulje prej 60% të vdekjeve nga Covid-19.
Deputeti Konservator David Davis, i cili bëri thirrje në Parlament për plotësimin e vitaminës D në spitale, i tha BBC se pavarësisht tërheqjes, ai besonte se studimi ende tregoi se vitamina D ishte e rëndësishme dhe argumentoi se qeveria duhet të financonte më shumë kërkime për të .
Aurora Baluja, një anesteziolog dhe mjek i kujdesit kritik në Spanjë, shprehet se megjithëse mungesa e vitaminës D ishte një “faktor i mirë-vendosur rreziku” midis njerëzve që vdesin në kujdes intensiv, “vetëm plotësimi i vitaminës D ka dështuar gjithmonë të zvogëlojë rrezikun e atyre pacientëve”.
Dr Baluja shpjegon se mungesa shpesh shkaktohet nga diçka shumë më e thellë, si kequshqyerja ose dështimi i veshkave, sesa vdekjet e pacientëve që shkaktohen nga mungesa.
Cili është dëmi?
Kur gjetjet përputhen me pikëpamjet botërore të njerëzve, si për shembull, se “gjërat natyrore nuk dëmtojnë shëndetin”, kjo i bën ata më shumë të ngjarë të ndahen, shpjegoi Prof Sander Van der Linden, një psikolog social në Universitetin e Cambridge.
Bota në internet është e mbushur me njerëz që janë ideologjikisht kundër vaksinës. Llogaritë anti-vax janë të lidhura me tema të tjera, si feja, mjekësia bimore dhe alternative, komuniteti natyror etj. Kjo do të thotë që ata mund të ndajnë tema dhe të kryqëzohen me njerëzit në interesin e atyre komuniteteve duke përhapur mesazhe të tilla si për shembull; “ju nuk keni nevojë për vaksinë, mund të merrni vitaminë D”.
Vitamina D është relativisht e sigurt, megjithëse doza të larta mund të çojnë në gurë në veshka, kështu që mund të mos duket se është më e dëmshme e keqinformimit.
“Rreziku, shpjegon Prof Van der Linden, është kur njerëzit sugjerojnë që suplementi është një kurë mrekulli dhe duhet të zëvendësohet me vaksinat, maskat dhe distancimet shoqërore“.