Vodafone Albania mbështet Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “DEA Open AIR”

 Këtë fundjavë starton në Gjirokastër, edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea Open Air International Film Festival”, i cili këtë vit do të zhvillohet mes Gjirokastrës dhe Sarandës nga data 18-25 Qershor.

Festivali ndërkombëtar i filmit në Sarandë dhe Gjirokastër, i cili mbështetet nga kompania “Vodafone Albania”,  është një aktivitet i cili synon të bëjë Jugun e Shqipërisënjë pikë të re në Ballkan të takimit të kineastëve, producentëve dhe kryesisht të distributorëve të industrisë së filmit. Saranda dhe Gjirokastra falë pozitës gjeografike, klimës dhe peisazhit së tyre të mrekullueshëm kanë të gjitha mundësitë të kthehen në një “Cannes” të vogël ballkanike dhe një atraksion për kineastët e huaj. Kinemaja verore do të krijohet tek ODEON-i i qytetit nëGjirokastër, ndërsa nëSarandëtek Kino-Limani, kurse filmat për fëmijë dhe të rinj do tëzhvillohen në -Sallën e Kino Teatrit nëqytetet respektive.

Në këtëfestival kanë aplikuar  rreth 2182 filma nga 104 vende të ndryshme të botes. Komisionet përzgjedhëse kanë nxjerrë për konkurrim 13 filma te gjate (prodhim 2014-2015) dhe 62 filma të shkurtër. Gjithashtu do të shfaqen dhe 18 filma për fëmije dhe të rinj të ndarë në tre grup mosha. Filmat janë prodhimet më të mira kinematografike të vendeve si: Franca, Greqia, Gjermania, Italia, Zvicra, Suedia, Brazili, Anglia, Iraku, etj.

Në qendër të festivalit do të jetë kompeticioni kryesor dhe konkurrimi i filmit artistik me metrazh të plotë“. Por do të ketë edhe seksione të veçanta, ndër të cilët më i rëndësishmi do të jetë:“Seksioni i filmit ndërkufitar”. Në të katër anët e botës ka konflikte dhe bashkëpunim kufitar që janë bërë objekt i dhjetëra filmave. Këta filma do të konkurrojnë midis tyre. Gjithashtu do të jenë edhe “Seksioni i filmit të shkurtër” dhe  “Filmi për fëmijë dhe tërinj”. Në kuadër tëAkademisë verore DEA do të shfaqen rreth 18 filma tëcilët do të shoqërohen me shpjegime nga regjisorë dhe pedagogë të filmit, shqiptarëdhe të huaj. Filmat shqiptarë të cilët nuk përzgjidhen në këtë seleksionim do të konkurrojnë midis tyre në një seksion të veçantë zyrtar të festivalit. Festivali është menduar të ketë dhe një seksion FOKUS të filmit të Evropës Juglindore. Seksioni synon të arrijë njohjen e plotë të kinemasë së rajonit.

 

SHKARKO APP