Willem Dafoe do të jetë Vincent Van Gogh në filmin e ri të Julian Schnabel

Një film mbi jetën e Vincent Van Gogh, është projekti më ri i kinematografik i regjisorit Julian Schnabel . Filmi do të titullohet “At eternity’s gate” dhe do të ketë si protagonist Willem Dafoe.

Schnabel ka shkruar edhe skenarin bashkë me Jean-Claude Carriere. Historia përqendrohet në periudhën që Van Gogh ka kaluar në Arles dhe Auvers-sur-Oise, në Francë dhe seti i filmit do të vendoset në territorin francez.

“Ky është një film mbi pikturën dhe piktorin dhe mbi marrëdhënien e tyre me pafundësinë”, tha regjisori dhe do të përmbajë atë që unë e konsideroj si momentet esenciale të jetës së tij.

Nuk do të bëjë fjalë për biografinë zyrtare, por për versionin tim. Shpresoj ta çoj spektatorin më afër tij”.

Dafoe do të jetë pjesë e kastit Aquaman, film kushtuar personazhit të njohur të Dc Comics: filmi do të dalë në tetor 2018 dhe aktori do të luajë në rolin e Nuidis Vulko. /Republica

SHKARKO APP