Yjet për 2021, astrologia: Për këta njerëz do jetë një vit i vështirë
E ftuar në emisionin “Rudina”, ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu, e cila ka bërë parashikimin e saj për vitin 2021. Ajo ka parashikuar në vija të përgjithshme se çfarë do ndodhë në 2021, kush do jetë i favorizuar dhe kush do e ketë më të vështirë të përshtatet me risitë që ky vit do sjellë.
”2021 do jetë më i çliruar se 2020. Me ndikimin e fuqishëm e planetit Urani që është futur në shenjën e Ujorit është një çlirim, një hapje, një mundësi, një teknologji, është një shkencë. Të gjithë ata që do ndryshojnë ose do i përshtaten kushteve të reja të ideve, shkencës e teknologjisë së re do kenë një vit natyrisht më të mirë. Por në Ujor është futur e Saturni që do të thotë se ekziston një rregull i fortë nga mbrapa, një pushtet i fortë i cili në emër të të mirave të njerëzimit mund të dojë t’i përdorë këto dhe të vendosë një pushtet akoma më të egër në emër të së mirës së përgjithshme”,-tha ajo.
Rudina Magjistari: Si do ta ndanim 2021 nëse do e ndanim në pjesë, në 2-3 data të rëndësishme?
”Fazën e parë do ta kemi deri në Maj. Do shikojmë ndryshime në teknologji, në ide reformatore, në përparim etj. Nga maji deri në korrik, Jupiteri që është në Ujor do të bëjë një retograd në shenjën e Peshqve. Këto dy muaj ne do futem pak në nostalgjinë e romantizmit, të besimit, të gjërave ndoshta dhe fetare, po dhe të artit apo gjërave okulte. Do jetë një dy mujor që do na kthejë mbrapa në stilin e të menduarit. Mund të bëhemi më besimtarë apo fatalist të ndryshimeve. Njerëzit që nuk do përshtaten me të renë, me stilin e ri të jetesës unë mendoj që do e kenë shumë të vështirë”.