Ylli i “Fast and Furious”: Largohem nëse nuk shtohen aktoret femra

Ylli i Fast and Furious, Michelle Rodriguez ka kërcënuar se do të largohet nga filmi serial nëse producentët nuk shtojnë rolet për aktoret femra. Aktorja, e cila luan rolin e Leticia “Letty” Ortiz, e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram. “Unë shpresoj që ata të tregojnë më shumë dashuri ndaj femrave në serialin tjetër ose ndoshta do të më duhet që ti them lamtumirë një serie të dashur filmike. Ky ka qenë një rrugëtim i mirë dhe unë i jam mirënjohëse për këtë mundësi që më kanë dhënë gjatë viteve të gjithë fansave dhe studios filmike”. Rodriguez është shfaqur në 5 filma të Fast and Furious dhe së fundimi po punon në The Fate of the Furious (Fast and Furious 8). Filmi ka shfaqur dy karaktere të reja femërore të luajtur nga Charlize Theron dhe Helen Mirren. Ndërsa gjithmonë 38-vjeçarja ka qenë nën shoqërinë e meshkujve.

SHKARKO APP