Ylljet Aliçka zgjidhet President i Jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Amsterdam
Skenaristi dhe shkrimtari Ylljet Aliçka zgjidhet President i Jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Amsterdam. Festivali i Filmit Amsterdam është themeluar prej 30 vjetësh dhe marrin pjesë 59 filma në konkurrim në seksione te ndryshme, 103 producentë kinematografike, 75 distributore…
Ylljet Aliçka është një intelektual dhe shkrimtar i njohur. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme diplomatike ku spikat ajo si ambasador i Shqipërisë në Francë dhe UNESCO.
Ka një pjesëmarrje aktive në shumë veprimtari shoqërore: zëvendëspresident i shoqatës “Aleanca Franceze”, Tiranë ; themelues i shoqatës kulturore “Fabrizio De Andre”, Itali ; anëtar i Organizatës Kombëtare të Frankofonisë, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shqipëri ; anëtar i bordit drejtues të fondacionit “Shoqëria e Hapur”, Tiranë. Është autor i disa botimeve didaktike; ka kryer, në bashkautorësi, 14 tekste të biologjisë shkollore më 1983-2007.
KA BOTUAR NË SHQIP :
Tregime, 1996 ;
Kompromisi, 2000 ;
Parullat me gurë, 2003 ;
Një rrëfenjë me ndërkombëtarë, 2006.
NË GJUHË TË HUAJ :
Les slogans de pierre, përmbledhje me tregime, Francë, 1999 ;
Kompromisi, përmbledhje me tregime, Poloni, 2002 ;
I slogani di pietra, Itali, 2006 ;
Balkan blood, Balkan beauty, ShBA, 2006.
Në fushën kinematografike është mjaft i njohur me skenarët e filmave :
Parullat, bashkëprodhim franko-shqiptar, 2001 ;
Kronikë provinciale, bashkëprodhim franko-italo-shqiptar, 2008 ;
Ndodhi shqiptare, 2005.
Është vlerësuar me mjaft çmime letrare e kinematografike, si :
Çmimi i parë në konkursin ndërkombëtar të tregimit, “Teramo”, Itali, 2000 ;
Çmimi i dytë, në konkursin ndërkombëtar “Arts et Lettres de France”, Francë, 2000 ;
Medalje bronzi nga “Academie Internationale de Lutece”, Francë, 2001 ;
“Penda e Argjendtë”, në prozë, nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, 2001 ;
Çmimi i parë, si skenari më i mirë, “Festivali i filmit shqiptar”, 2006 ;
Libri më i mirë artistik i vitit, “Akademia KULT”, 2006.
Kategoritë: Biografi shqiptarësh Ambasadorë shqiptarë