FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulimi i NASA-s, shenja uji në asteroid

Një anije kozmike e NASA-s zbuloi shenja uji në një asteroid, një gjetje e rëndësishme kjo sipas shkencëtarëve, që mund të mbajë gjurmë të origjinës së jetës në Tokë.

Ekspertët thonë se në trupin qiellor u diktuan gjurmë të hidrogjenit dhe molekulave të oksigjenit të ngulura në sipërfaqen shkëmbore të asteroidit. Asteroidi i emëruar si Benu e arrin pikën e afrimit të vet më të madh me Tokën çdo 6 vjet.

Studimi nisi në vitin 2016 dhe shkenctarët tani po presin kthimin e sondës në tokë, për të sjellë mostrat të cilat do të hulumtohen më tutje. Ndërkohë, një tjetër anije e NASA-s shënoi rekord, pasi shkencëtarët bënë të ditur se ajo kishte hyrë në hapësirën ndëryjore, 41 vjet pas nisjes nga planeti ynë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?