Zbulohen mumiet me gjuhë të artë, ja historia pas tyre (FOTO)

Ministria e turizmit dhe antikave thotë se në Egjipt janë zbuluar mumiet me “gjuhë të artë”, që mendohet se datojnë 2000 vjet më parë dhe ishin të njohura në epokën e lashtë Greke dhe Romake.

Një ekip arkeologësh egjiptianë-dominikanë zbuluan 16 varrime në varret e tempullit “Taposiris Magna” të Aleksandrisë, në Aleksandrinë perëndimore. Ekspertët besojnë se gjuhët, të bëra prej letre ari, ishin vendosur brenda gojës së personit të vdekur pasi gjuha e tyre biologjike ishte hequr gjatë procesit të balsamimit.

Ata thonë se kjo u bë me shpresën se personi i vdekur mund të fliste me Osiris në jetën e përtejme. Osiris është “Zoti i Botës së Epërme” dhe gjykatësi i të vdekurve – një nga perënditë më të rëndësishme të Egjiptit të lashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?