Zbulohen në Qipro objekte banimi të para 11 mijë vjetëve

Në Qipro janë zbuluar ndërtesa të para 11 mijë vjetëve, të cilat mund të jenë fshati më i vjetër i zbuluar ndonjëherë në botë. Gërmadhat e 29 ndërtesave në trajtë sferike janë zbuluar në Klimonas afër qytetit Limasol, njoftoi Drejtoria për Antikitete, duke shtuar se ky është “stili më i vjetër i jetës agrare e fshatare në botë”. Godinat në cep të bjeshkës kundruall detit janë të vjetra 10.500 deri 11.000 vjet, që është së paku 2.000 vjet më të vjetra nga vendbanimi i parë në Qipro, Hirokiti. Ky vendbanim ndodhet në listën e trashëgimisë së mbrojtur të Organizatës së KB për Arsim, Shkencë e Kulturë (UNESCO). Në vendin arkeologjik 5.000 metrash katrorë në Klimonas janë gjetur eshtra macesh e qensh si dhe copa mjetesh prej guri për punë dhe gjueti, që ngjasojnë me ato të Neolitit. Arkeologët François Briois dhe Jean-Denis Vigne kanë vlerësuar se banorët e atëhershëm të Klimonasit me siguri kanë gjuajtur shpezë dhe derra të egër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?