Zbulohet varri i një menaxheri shfaqjesh në rrënojat e Pompeit

Ristrukturimi i disa ndertesave të mbetura në rrënojat e Pompeit çoi në një zbulim të jashtëzakonshëm nga arkelogët; një varr monumental, i cili me shumë gjasë i përkiste një menaxheri të shfaqjeve të gladiatorëve në qytetin antik që u shkatërrua nga shpërthimi i malit Vezuv në vitin 79 pas lindjes së Krishtit. Menaxheri i njohur, i cili vdiq një vit para shpërthimit të vullkanit u varros në zonën e Pompeit të quajtur San Paolino. Për shkak të famës dhe të pasurisë atij iu kushtua një epitaf i gjatë i shkruar në mermer që doli në dritë nga ky zbulim. Ai vë në pah aspekte të historisë së qytetit të lashtë të Pompeit dhe vërteton pothuajse me siguri emrin e personit në fjalë.

Ndoshta bëhet fjalë për Gneo Alleo Nigidio Maio, të cilin populli e mbiquajti “princi” i kolonisë në shenjë mirënjohje për shfaqjet e mrekullueshme që organizonte. Në këtë gërmim befasues, studjuesit zbuluan për herë të parë gjurmë të pompeianëve që iknin nga shpërthimi i Vezuvit. Janë ta qarta vijëzimet e lëna nga një karvan sipër një shtrese prej dy metrash të materilait vullkanik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?