Zhgënjimi i Ema Andreas me Ramën dhe fyerjet e Berishëve ndaj saj

Aktorja e njohur Ema Andrea, është e zhgënjyer për atë që ka bërë qeveria e kryeiministrit Rama për artin.

“Ndoshta sepse shpresova shumë tek ndryshimi, tani jam e zhgënjyer, por ky është totalisht gabimi im, që erdhi prej iluzioneve të mia. Personalisht nuk kam asnjë kompleks gjeografik dhe as komplekse superioriteti apo inferioriteti dhe nuk i mas vlerat e artit gjeografikisht. Unë besoj në të qenit unik, në identitetin e artit tonë, por, mesa duket, për qeverinë është ndryshe. Ky raporti i theksuar – artisti evropian dhe ai shqiptar, arti evropian në Shqipëri apo artisti shqiptar që po shkon jashtë kufijve – ka larguar vëmendjen nga zhvillimi i artit shqiptar,” thotë ajo për Edi Ramën në një intervistë për revistën Mapo.

Ndërkohë, duke komentuar deklaratën e saj ndaj Sali Berishës, Ema Andrea shprehet: “U gjenda nën një lumë sharjesh. Nuk u ndjeva e fyer, sepse nuk mund të më fyejë ky nivel komunikimi. U ndjeva thjesht “e paarmatosur”, pasi nuk disponoj në kulturën time asnjë mjet vulgar apo banal për t’u përgjigjur, për të argumentuar idetë e mia apo për të bindur opinionin për vlerat e mia si njeri, artiste, grua apo nënë. Natyrisht, që për asnjërin nga rastet kur jam shprehur hapur publikisht, nuk jam bërë pishman”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?