Zhvillimi i trashëgimisë kulturore në rajonin ndërkufitar nxit industrinë e turizmit

Bashkimi Evropian ka dhënë mbi 10 milionë euro gjatë periudhës 2006-2013 për rehabilitimin e trashëgimisë kulturore në Tiranë, Shkodër, Himarë, Krujë, Berat, Korçë dhe Elbasan. Ndërsa në fillim të janarit 2016 nisi një projekt i ri për restaurimin dhe rehabilitimin e Parkut të Apolonisë.

Kjo u bë e ditur gjatë një konferencës “Krijimi dhe Promovimi i Rrjetit të Kështjellave – NetCastle”, që u mbajt në Tiranë, projekt ky i financaur nga BE.

Projekti NetCastle, i bashkëfinancuar nga Programi IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar “Greqi – Shqipëri 2007-2013”, synon të zhvillojë trashëgiminë kulturore në rajonin ndërkufitar për të nxitur industrinë e turizmit me përdorimin e teknologjive të reja dhe e-turizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në terma të asaj çka kërkohet nga axhenda e anëtarësimit, Shqipëria pritet të përparojë më tej në sektorët e turizmit dhe kulturës”, tha Entela Sulka, menaxhere projekti në Delegacionin e BE-së në Shqipëri:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, bizneset e turizmit përballen me vështirësi që lidhen me informalitetin, nevojën për përmirësimin e infrastrukturës, përfshirë menaxhimin e mbetjeve dhe qasjen në energji, si dhe çështjet e pronësisë.

Sulka theksoi sfidat kyçe të sektorit kulturor në Shqipëri, lidhur me mungesën e burimeve financiare dhe njerëzore, kapacitetet institucionale dhe ndërgjegjësimin publik për rolin e trashëgimisë kulturore. “Në anën pozitive, vërejmë një tendencë pozitive në rritje në Shqipëri drejt një pajtimi të trashëgimisë historike dhe liberalizimit ekonomik”, shtoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?