Manchester United futet në garë për super talentin e Monacos

Aurelien Tchouameni është një nga talentet më të spikatur në Europë21-vjeçari francez i cili luan për Monaco ka kryer deri më tani një paraqitje mbresëlënëse i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Tchouameni është një nga mesfushorët më të mirë në Ligue 1.
Manchester United është klubi më i ri i cili është bashkuar garës për të marrë shërbimet e francezit. Djaloshi shihet si zëvendësuesi ideal në rastin e largimit të Pogba në fundin e sezonit.
Vlera e kartonit shkon në 45 milionë euro, ndërkohë që në garë janë dhe disa skuadra të tjera të mëdha si Juventus, PSG, Asenal, Bayerni dhe Liverpooli.
KOHA JONË SONDAZH

