Milani fiton me vuajtje ndaj Veronës, vendos një gol i Leao-s (VIDEO)
Milani rikthehet në rrugën e fitoreve në kampionat, duke marrë një sukses minimal 1-0 në shtëpi ndaj Hellas Verona. Në minutën e 8-të, Rafael Leao rrëmben një top dhe më pas e ka të thjeshtë me shpejtësinë e tij për të lënë pas një mbrojtës dhe për të mposhtur portierin.
Verona provoi të rikthehej në lojë, por në dy mundësi shënimi që pati do të ndalej nga Sportiello. Milani ndërkohë u kujdes më shumë për të mbrojtur rezultatin, pasi vetëm në fundin e takimit kishte një tjetër shans me Musa, por që nuk do të konkretizohej.
Milani me këtë fitore shkon në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Interi kryesues, por me këta të fundit që kanë dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

